Iseni: Po zbardhet rasti me dhunën policore, kjo është e vërteta
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sërish ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup më 7 tetor, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se uniforma policore nuk mund...
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sërish ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup më 7 tetor, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se uniforma policore nuk mund të përdoret si arsyetim për tejkalim të kompetencave.
Ja postimi i plotë:
Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dua të theksoj qartë se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave që janë objekt i veprimeve policore.
Çdo veprim policor duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.
Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit të dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup, më 7 tetor.
Çdo provë do të shqyrtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.
Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi.
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se rasti nuk ka asnjë lidhje me motive etnike, ndërsa patrulla policore e përfshirë kishte përbërje të përzier etnike.
Nuk duhet të lejojmë që ky rast të keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.