Iseni takim me rektorin e UT, Kushtrim Ahmeti: Hapet mundësia për punësimin e studentëve ekselentë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar për një nismë të re që ka ndërmarrë ky i fundit dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që synon përfshirjen e studentëve më të dalluar në institucionet shtetër...
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar për një nismë të re që ka ndërmarrë ky i fundit dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që synon përfshirjen e studentëve më të dalluar në institucionet shtetërore.
“Nga dija dhe bashkëpunimi, drejt institucioneve më të fuqishme! Sot, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vizituam Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u pritëm nga rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, dhe përfaqësues të stafit akademik”, shkruan Iseni në një status publik.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet MPB‑së dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, përmes shkëmbimit të ekspertizës, trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta.
Iseni theksoi se: “Në këtë drejtim, me iniciativë të ministrit Pançe Toshkovski dhe timen si zëvendësministër, do të hapen mundësi për punësimin e studentëve ekselentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe universiteteve të tjera shtetërore në vend.”
” ”
Qëllimi i nismës është që dijes, meritës dhe potencialit të të rinjve t’u jepet hapësira e merituar, duke i përfshirë kuadrot më të mira në ndërtimin e institucioneve profesionale, efikase dhe moderne.
“Universitetet krijojnë dije, ndërsa institucionet krijojnë mundësi. Duke investuar te të rinjtë më të mirë, investojmë në profesionalizëm, siguri dhe institucione më të fuqishme”, ka shtuar Iseni.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.