Iseni: Uniforma policore nuk e justifikon dhunën, përgjegjësit do të ndëshkohen
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka deklaruar se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave ndaj të cilëve ndërmerren veprime policore. Ai bëri të ditur se MPB-...
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka deklaruar se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave ndaj të cilëve ndërmerren veprime policore.
Ai bëri të ditur se MPB-ja, në koordinim me Prokurorinë Publike, po punon për zbardhjen e plotë të rastit të dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup, më 7 tetor, duke theksuar se çdo provë do të shqyrtohet me seriozitet dhe se shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi.
Iseni theksoi gjithashtu se, sipas tij, rasti nuk ka motive etnike dhe se patrulla policore e përfshirë ishte me përbërje të përzier etnike. Ai paralajmëroi kundër keqpërdorimit të ngjarjes për nxitjen e tensioneve ndëretnike.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.