Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës, sikur Serbisë

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Zelensky në Beograd dhe për qëndrimin e tij në raport me Kosovën. Bosch ka thënë se shpreson që njejtë sikur Serbisë, që nga BE t’i bëhet kusht edhe...

gusht 8, 2026 - 19:30
Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës, sikur Serbisë
ish-ambasadori-bosch:-shpresoj-qe-be-t’ia-beje-kusht-ukraines-njohjen-e-kosoves,-sikur-serbise

ish-ambasadori-bosch:-shpresoj-qe-be-t’ia-beje-kusht-ukraines-njohjen-e-kosoves,-sikur-serbise

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Zelensky në Beograd dhe për qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Bosch ka thënë se shpreson që njejtë sikur Serbisë, që nga BE t’i bëhet kusht edhe Ukrainës njohja e Kosovës.

“Zelenskyy në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë në vend?

Vuçiq e falënderon atë që nuk e ka njohur Kosovën! Shpresoj që BE-ja, njësoj siç ka bërë me vetë Serbinë, ta bëjë njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim.

Dhe së fundmi, sipas raportimeve të mediave, ata diskutuan edhe për prodhimin e përbashkët të dronëve.

Ukraina po fillon të bëhet kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin në përgjithësi. Është koha që #EEAS t’i kërkojë Zelenskyyt të shpjegojë se çfarë po bën!”, ka shkruar Bosch.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.