Ish-kryetari i Kushtetueses: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë për KosovaPress se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën, ani pse e njëjta u zgjodh disa minuta pas afatit të vendosur nga Gjykata Kushte...

tetor 7, 2026 - 13:30
Ish-kryetari i Kushtetueses: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë për KosovaPress se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën, ani pse e njëjta u zgjodh disa minuta pas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë, ndërkaq numërimi dhe shpallja e rezultatit nuk përbën çështje kushtetuese.

Ai tha se legjislatura e njëmbëdhjetë nuk konsiderohet e shpërndarë, por fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese.

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese… Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, tha Hasani.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.