Ish-ministri i Kurtit: Ramushi dhe Albini duhet të gjejnë rrugën e pajtimit politik
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke dënuar gjuhën fyese dhe përçarëse të përdorur gjatë seancës. Mehaj ka thënë se thirrjet për “pushkatimin e Ramush Haradinajt” dhe epitete...


Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke dënuar gjuhën fyese dhe përçarëse të përdorur gjatë seancës.
Mehaj ka thënë se thirrjet për “pushkatimin e Ramush Haradinajt” dhe epitetet e drejtuara ndaj Albin Kurtit janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në Kuvend.
Ai ka theksuar se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet të shndërrohen në fyerje, linçim apo mohimin e patriotizmit.
Mehaj ka bërë thirrje për pajtim politik mes Kurtit dhe Haradinajt, duke thënë se i njeh të dy dhe se “asnjëri prej tyre nuk e do Serbinë, e as Rusinë”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.