Ish-presidentja Atifete Jahjaga mbështet “Marshin për Liri” të 12 shtatorit

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sot, ekipi i platformës qytetare “Liria Ka E...

shtator 4, 2026 - 12:30
Ish-presidentja Atifete Jahjaga mbështet “Marshin për Liri” të 12 shtatorit

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sot, ekipi i platformës qytetare “Liria Ka Emër” u mirëprit nga ish-presidentja Jahjaga, me të cilën u diskutua për rëndësinë e marshit dhe mesazhin e tij në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” vizituan edhe muzeun “Çast”, dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Përmes një qasjeje artistike dhe konceptuale, muzeu shpalos dhimbjen, përvojat dhe sfidat me të cilat viktimat janë përballur, përfshirë edhe stigmën në jetën e përditshme.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon fondacionin “Jahjaga” dhe ish-presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe përkrahjen.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

“Marshi për Liri”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.