Iskra Haxhi-Vasileva zyrtarisht shefe e re e PTHP NKOK, Islam Abazi transferohet në Gostivar

Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e sotme, emëroi zyrtarisht Iskra Haxhi-Vasilevën si drejtuese të re të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), përcjell TV21. Vendimi për emë...

Nëntor 5, 2026 - 17:01
Iskra Haxhi-Vasileva zyrtarisht shefe e re e PTHP NKOK, Islam Abazi transferohet në Gostivar

Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e sotme, emëroi zyrtarisht Iskra Haxhi-Vasilevën si drejtuese të re të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), përcjell TV21. Vendimi për emërimin e saj do të hyjë në fuqi më 14 nëntor 2026, kur përfundon zyrtarisht mandati i drejtuesit aktual të kësaj prokurorie, Islam Abazi.

Në të njëjtën seancë, Këshilli i Prokurorëve Publikë mori vendim që Islam Abazi të sistemohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar.

Ndryshe, Haxhi-Vasileva u zgjodh drejtuese e re e PTHP-së për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi në votim mori 64 vota, ndërsa kundërkandidati i saj, prokurori Trajçe Pelivanov, mori 57 vota.

Me hyrjen në fuqi të vendimit më 14 nëntor, Haxhi-Vasileva do të marrë zyrtarisht drejtimin e prokurorisë kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.