Ja sa do të ulet dizeli pas uljes sl TVSH-së
Ndonëse tingollon ulje, por realiteti është se çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të prekin majen. Javë më parë u rriten për 6 denarë, e një javë më vonë ulen për vetëm 2 denarë, që nëse përkthehet në gjuhën e vallëzimit, i bie 6 hapa ...
Ndonëse tingollon ulje, por realiteti është se çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të prekin majen. Javë më parë u rriten për 6 denarë, e një javë më vonë ulen për vetëm 2 denarë, që nëse përkthehet në gjuhën e vallëzimit, i bie 6 hapa para, e 2 hapa mbrapa.
Komisioni Rregullator për Energjetikë, njoftojë se çmimi i Eurosuper BS-95 dhe BS-98 do të rritët për 3,50 denarë për litër, me çka do të shitën për 100,5 denarë për litër dhe 102,50 denarë për litër.
Një ulje e lehtë vërehet tek dizeli, çmimi i të cilit do të lirohet për 2 denarë, me çka do të shitet për 99 denarë për litër. Kjo uilje tek dizeli vjen si rezultat i vendimit për uljen e përkohshme të TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind dhe vazhdimin e akcizës së reduktuar.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri e ndjek rrugën e Benzinës. Edhe ata do të rriten në 109,50 denarë për litër, ndërsa mazuti në 48,243 denarë për kilogram.
Kujtojmë se çmimi naftës edhe në të gjithë botën po shënon rritje, sipas pasojë e luftës në Arabinë Saudite dhe Gjirin Persik.
Samir Mustafa /SHENJA/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.