Ja si do të duket fletëvotimi për zgjedhjet në Bërvenicë

Në seancën e 16-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) është hedhur shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Pas tërheqjes së numrave nga...

shtator 23, 2026 - 22:30
Ja si do të duket fletëvotimi për zgjedhjet në Bërvenicë

Në seancën e 16-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) është hedhur shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Pas tërheqjes së numrave nga përfaqësuesit e koalicioneve dhe kandidatët e pavarur, Koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me kandidatin Stojanço Radiçevski, do të jetë me numrin 1 në fletëvotim.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, me kandidatin Jovica Radeski, do të mbajë numrin 2.

Kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski do të jetë me numrin 3, ndërsa kandidatja e pavarur Arife Idrizi me numrin 5.

Numrin 6 do ta mbajë Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, me kandidatin për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Në garë është edhe Koalicioni VLEN, me kandidatin Jakup Useini, ndërsa KSHZ-ja konfirmon se gjithsej janë paraqitur gjashtë lista kandidatësh për këto zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor 2026. Ato u shpallën pas ndarjes nga jeta në qershor të kryetarit të atëhershëm të komunës, Jovica Ilievski, i cili ishte nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Fushata zgjedhore ka nisur më 21 shtator dhe do të zgjasë deri më 16 tetor, sipas kalendarit zgjedhor.

The post Ja si do të duket fletëvotimi për zgjedhjet në Bërvenicë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.