Jakup Huseini: Radiovca, sërish mes banorëve dhe aktivistëve të VLEN-it, ndryshimi tashmë ka nisur

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, sot vizitoi banorët e Radiovcës, së bashku me aktivin e VLEN-it, theksohet në komunikatën e VLEN-it. Huseini tha se kjo nuk është hera e parë që është në mesin e banorëve të këti...

tetor 9, 2026 - 15:00
Jakup Huseini: Radiovca, sërish mes banorëve dhe aktivistëve të VLEN-it, ndryshimi tashmë ka nisur

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, sot vizitoi banorët e Radiovcës, së bashku me aktivin e VLEN-it, theksohet në komunikatën e VLEN-it.

Huseini tha se kjo nuk është hera e parë që është në mesin e banorëve të këtij fshati, duke theksuar se bisedat dhe angazhimi për Radiovcën po vazhdojnë.

“Nuk është hera e parë që jemi këtu. Bisedat vazhdojnë, puna vazhdon, dhe Radiovca e di se çfarë planifikojmë të bëjmë”, shkroi Huseini.

Ai e përmbylli statusin me mesazhin: “Ndryshimi tashmë ka nisur!”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.