Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim. Guca...

Nëntor 7, 2026 - 01:30
Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg
Mbrojtja e Jakup Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Mbrojtja e Jakup Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim.

Gucati tha të enjten ka treguar se vetë personalisht i ka kërkuar Krasniqit që të mos e refuzojë asistencën mjekësore, pasi është diçka e domosdoshme.

Kreu i OVL-UÇK’së ka treguar se përgjatë këtij muaji do t’i takojë në Hagë edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin me 11 dhe 12 nëntor dhe Rexhep Selimin në fund të muajit.

”Ka pasë t’i bëjë kontrollat e syve, ka refzu prapë. Unë u mundova ta bindë. Edhe shokët brenda janë munduar”, ka deklaruar Gucati në RTV 21.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Gucati ka thënë se është Ligj i mirë dhe ka bërë thirrje që Kurti të mos bëjë ndonjë marrëveshje me BE-në në dëm të interesit të vendit sa i përket diskutimeve për Ligjin në fjalë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.