Janina Ymeri kritikon zhvillimet për seancën e radhës: “Nëse nuk thirret sot, takimi i radhës është sheshi”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë orëve të natës. Ymeri ka deklaruar se, sipas saj, n...

gusht 7, 2026 - 15:30
Janina Ymeri kritikon zhvillimet për seancën e radhës: “Nëse nuk thirret sot, takimi i radhës është sheshi”
janina-ymeri-kritikon-zhvillimet-per-seancen-e-radhes:-“nese-nuk-thirret-sot,-takimi-i-radhes-eshte-sheshi”

janina-ymeri-kritikon-zhvillimet-per-seancen-e-radhes:-“nese-nuk-thirret-sot,-takimi-i-radhes-eshte-sheshi”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë orëve të natës.

Ymeri ka deklaruar se, sipas saj, nëse seanca nuk thirret gjatë ditës së sotme, atëherë qytetarët do të drejtohen në shesh.

“Në pamundësi me zhbë këtë shtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! detyrohet me thirr seancën e radhës natën. Por nëse ju merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i radhës, si opsion i vetëm është sheshi”, ka shkruar Ymeri në një postim në Facebook.

Reagimi i deputetes së LDK-së vjen në kohën kur vazhdojnë diskutimet për procedurat e formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të reja.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.