Jennifer Lopez dhe Ben Affleck arrijnë marrëveshjen e divorcit
Yjet Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë arritur një marrëveshje për divorc dhe për ta finalizuar ndarjen e tyre kanë kërkuar miratimin nga gjykata. Agjencia e lajmeve Associated Press ka shkruar se të hënën Lopez i ka dorëzuar dokumentet në gjykatën e Los Angelesit. Sipas raportimit dokumentet tregojnë se ish-çifti arriti marrëveshje për divorc përmes ndërmjetësimit në […]
Yjet Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë arritur një marrëveshje për divorc dhe për ta finalizuar ndarjen e tyre kanë kërkuar miratimin nga gjykata.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka shkruar se të hënën Lopez i ka dorëzuar dokumentet në gjykatën e Los Angelesit. Sipas raportimit dokumentet tregojnë se ish-çifti arriti marrëveshje për divorc përmes ndërmjetësimit në muajin shtator, rreth një muaj pasi Lopez kishte kërkuar divorc.
Edhe pse shumica e detajeve financiare rreth ndarjes nuk janë bërë publike, raportohet se asnjëri prej tyre nuk do të paguajë mbështetje për ish-bashkëshortin.
Lopez do të heqë mbiemrin Affleck nga emri i saj ligjor pasi të përfundojë divorci.
Çifti u martua në muajin korrik të vitit 2022. Lopez kërkoi divorc në muajin gusht 2024, megjithatë ata kanë deklaruar në dokumentet e gjykatës se janë ndarë në muajin prill.
Pas takimit dhe fillimit të lidhjes gjatë fillimit të viteve 2000 dhe duke luajtur së bashku në filma si “Gigli” (2003) dhe “Jersey Girl” (2004), çifti u ndanë, për shkak të presionit të syrit publik.
Por ata u ribashkuan dy dekada më vonë dhe u martuan.
Dokumentet e dorëzuara të hënën tregojnë se ata kanë zgjidhur aspektet financiare të divorcit përmes ndërmjetësimit dhe pa pasur nevojë për një proces të gjatë në gjykatë.
Çifti nuk ka fëmijë së bashku. Affleck u divorcua nga ish-bashkëshortja, aktorja, Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, në vitin 2018.
Lopez ka qenë e martuar katër herë dhe ka binjakë me këngëtarin Marc Anthony.
Për marrëveshjen u raportua fillimisht nga tabloidi për të famshmit, TMZ.