Jeta dhe veprimtaria e gazetarit, Bedri Sadiku dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave (post mortem)
Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar gazetarin dhe publicistin e ndjerë Bedri Sadiku me Medaljen Presidenciale të Meritave, në nder të kontributit të jashtëzakonshëm në gazetari dhe profesionalizëm të dëshmuar ndër vite. Dekorata u pranua në emër të familjes nga djali i tij, gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku, në një ceremoni në


Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar gazetarin dhe publicistin e ndjerë Bedri Sadiku me Medaljen Presidenciale të Meritave, në nder të kontributit të jashtëzakonshëm në gazetari dhe profesionalizëm të dëshmuar ndër vite.
Dekorata u pranua në emër të familjes nga djali i tij, gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku, në një ceremoni në Presidencë. Ajo iu dorëzua nga këshilltari ushtarak i presidentes, Sefer Isufi, i cili theksoi respektin dhe vlerësimin për figurën dhe veprën e Bedri Sadikut, me të cilin kishte pasur edhe njohje personale.
Familja Sadiku e cilësoi këtë dekorim si një nder të madh, jo vetëm për ta, por edhe për gjithë gjeneratën e gazetarëve që kontribuuan për lirinë dhe informimin e shoqërisë shqiptare në periudha të vështira. Sipas tyre, vepra e Bedri Sadikut mbetet një frymëzim për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në gazetari.
Bedri Sadiku, me prejardhje nga Presheva, kishte marrë edhe më herët vlerësime të rëndësishme. Ai ishte dekoruar nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Naim Frashëri” për kontribut në kulturë dhe media. Gjithashtu, ishte nderuar me çmimin “Idriz Seferi” nga kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri, si dhe ishte vlerësuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për punën dhe angazhimin e tij në gazetari.
Ky vlerësim presidencial konsiderohet si një mirënjohje e merituar për kontributin e tij shumëvjeçar dhe rolin e rëndësishëm në zhvillimin e medias dhe informimit në hapësirën shqiptare.
