“Jo në emrin tim”: Pas aktgjykimit në Hagë, paralajmërohet protestë edhe në Prizren
Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës kanë paralajmëruar një protestë paqësore në Prizren. Tubimi është planifikuar të mbahet të premten, më 25 shtator, në ...


Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës kanë paralajmëruar një protestë paqësore në Prizren.
Tubimi është planifikuar të mbahet të premten, më 25 shtator, në Sheshin “Shadërvan”, nga ora 19:00.
Organizatorët kanë bërë të ditur se përmes kësaj proteste synojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit, duke theksuar se duan të mbrojnë dinjitetin e personave që, sipas tyre, kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës.
“Le ta shprehim qëndrimin tonë me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, thuhet në njoftimin për protestën.
Protesta po organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, së bashku me shoqatat e dala nga lufta.
Tubimi do të zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.