“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë edhe në Berlin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur sot në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta filloi në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adr...

tetor 4, 2026 - 18:00
“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë edhe në Berlin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur sot në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta filloi në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.

Gjithashtu sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00.

Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.