Jozyrtarisht: Aksion i madh policor në Maqedoni – arrestohen disa persona!

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Shkup – Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, me qëllim zbërthimin e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra pen...

shtator 21, 2026 - 13:00
Jozyrtarisht: Aksion i madh policor në Maqedoni – arrestohen disa persona!

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Shkup – Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, me qëllim zbërthimin e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale korruptive.

Sipas informacioneve të para dhe jozyrtare, 6 persona janë arrestuar, ndërsa po kërkohen edhe disa të tjerë. Mes të dyshuarve raportohet se ka edhe persona të punësuar në Drejtorinë e Doganave.

Policia po kryen kontrolle në më shumë se 10 lokacione në qytetet e përmendura.

Në Shkup dhe Tetovë, gjatë kontrolleve në subjekte juridike, është zbuluar një magazinë me lloje të ndryshme të barnave mjekësore, si dhe një makinë për ekstraktimin e vajit.

Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë së Sigurisë Publike – MPB, mbi dyshimet për kontrabandë, shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, dhënie dhe marrje ryshfeti dhe pastrim parash.

(News 24)


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.