Jurisprudenca në shqip! Shasivari: Po i numëroj ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me të cilën do të mundësohet përfundimisht Provimi i Jurisprudencën në gjuhën shqipe. Para takimit, Ministr...

tetor 19, 2026 - 14:00
Jurisprudenca në shqip! Shasivari: Po i numëroj ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me të cilën do të mundësohet përfundimisht Provimi i Jurisprudencën në gjuhën shqipe.

Para takimit, Ministri Shasivari tha se po numëron mbrapsht ditët kur do të hiqet barriera gjuhësore 35-vjeçare, e cila e mohonte gjuhën shqipe nga Provimi i Jurisprudencës.

“Unë përllogaritjet i bëj me orë, në kuptimin që po numëroj orët dhe ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare”, tha Shasivari.

Provimi i Jurisprudencës në gjuhën shqipe mundësohet për herë të parë pas pavarësisë së shtetit. Edhe pse kishte 8 ministra shqiptarë të drejtësisë, asnjëherë nuk u morën me zgjidhjen e këtij problemi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.