Juventusi troket te Milani, kërkon ylllin kuqezi
Juventusi ka dështuar të bindë Franck Kessien për t’u transferuar në Torino dhe tashmë ka kthyer vëmendjen nga një tjetër mesfushor i Milanit, Youssouf Fofana. “Zonja e Vjetër” është në kërkim të përforcimeve në mesfushë gjatë kësaj vere, v...


Juventusi ka dështuar të bindë Franck Kessien për t’u transferuar në Torino dhe tashmë ka kthyer vëmendjen nga një tjetër mesfushor i Milanit, Youssouf Fofana.
“Zonja e Vjetër” është në kërkim të përforcimeve në mesfushë gjatë kësaj vere, veçanërisht pas dëmtimit të Khephren Thuram dhe nevojës për më shumë alternativa në repartin e mesfushës.
Megjithatë, situata financiare po e vështirëson ndjeshëm punën e drejtuesve bardhezi, të cilët duhet të operojnë brenda një buxheti të kufizuar.
Sipas Gazzetta dello Sport, objektivi kryesor i Juventusit për këtë rol ishte Franck Kessie, ish-mesfushori i Milanit, i cili aktualisht është lojtar i lirë. Palët zhvilluan një takim pak ditë më parë, ndërsa Juventusi i ofroi lojtarit një kontratë dyvjeçare me pagë prej rreth 3.5 milionë euro në sezon.
Megjithatë, oferta nuk ka mjaftuar për të bindur reprezentuesin nga Bregu i Fildishtë, i cili e ka refuzuar propozimin, përcjell ORAinfo.
Fofana, alternativa e Juventusit
Pas dështimit për të arritur marrëveshje me Kessien, Juventusi tashmë po shqyrton alternativën Youssouf Fofana.
Mesfushori francez është lënë jashtë skuadrës së Milanit, pasi klubi kuqezi po punon për shitjen e tij para mbylljes së afatit kalimtar.
Nëse nuk arrin të sigurojë të ardhura nga shitjet e lojtarëve, Juventusi do të mund të tentonte transferimin e Fofanës vetëm në formë huazimi.
Kjo formulë nuk pritet të jetë zgjedhja e preferuar e Milanit, i cili dëshiron ta shesë përfundimisht mesfushorin. Megjithatë, nëse nuk shfaqen oferta të tjera konkrete, klubi kuqezi mund të detyrohet të shqyrtojë edhe një huazim.
Një marrëveshje e tillë mund të përfshijë edhe kushte që do ta shndërronin huazimin në një detyrim për blerje, në mënyrë që Milani të sigurojë një transferim përfundimtar nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në kontratë.
Për momentin, Fofana shihet si plani B i Juventusit, pas dështimit për të bindur Kessien. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.