Ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar Eroll Jakupi
Ka ndërruar jetë këngëtari, kompozitori dhe muzikanti shqiptar Eroll Jakupi, i njohur për kontributin e tij në skenën muzikore shqiptare. I vendosur në Shkup, Jakupi ishte pjesë e disa festivaleve muzikore shqiptare, përfshirë Top Festin, P...
Ka ndërruar jetë këngëtari, kompozitori dhe muzikanti shqiptar Eroll Jakupi, i njohur për kontributin e tij në skenën muzikore shqiptare.
I vendosur në Shkup, Jakupi ishte pjesë e disa festivaleve muzikore shqiptare, përfshirë Top Festin, PoliFestin dhe Çelësin Muzikor. Përveç këngëve të tij, ai kontribuoi edhe si kompozitor dhe aranzhues për artistë të tjerë, ndërsa drejtonte edhe studion e tij muzikore.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta shënon humbjen e një emri të njohur për publikun e muzikës shqiptare.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.