Ka politikë, por ka edhe njerëzillëk – Ali Ahmeti në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Sot iu dha lamtumira e fundit Beqir Mexhitit, babait të bashkëkryetarit të VLEN-it dhe një prej figurave kryesore politike shqiptare, Izet Mexhiti. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, i shoqëruar ...

gusht 13, 2026 - 16:00
Ka politikë, por ka edhe njerëzillëk – Ali Ahmeti në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Sot iu dha lamtumira e fundit Beqir Mexhitit, babait të bashkëkryetarit të VLEN-it dhe një prej figurave kryesore politike shqiptare, Izet Mexhiti.

Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, i shoqëruar nga Arbër Ademi dhe bashkëveprimtarë të tjerë.

Një gjest që tregon se, përtej politikës, përtej përplasjeve, hatërmbetjeve dhe dallimeve, ekziston edhe njerëzillëku.

Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti dikur ishin bashkëpunëtorë politikë, ndërsa më pas u shndërruan në oponentë të ashpër. Por në një ditë zie, politika mbetet në plan të dytë.

Ahmeti i shkoi për ngushëllim Mexhitit dhe familjes së tij, duke dëshmuar se rastet familjare dhe dhimbja njerëzore i tejkalojnë ngjyrimet politike.

Në fund të fundit, politika mund të ndajë njerëzit, por respekti për dhimbjen e tjetrit duhet të na bashkojë.

Flaka Media i shpreh ngushëllime familjes Mexhiti, të afërmve dhe miqve të Beqir Mexhitit.

Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. Gazeta Flaka

The post Ka politikë, por ka edhe njerëzillëk – Ali Ahmeti në varrimin e babait të Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.