‘Ka zëra për Përparim Ramën kryetar të LDK-së’ – Xhafer Tahiri jep përgjigjen interesante në ‘ADRESA’
Xhafer Tahiri nga LDK duke komentuar temën për Kuvendin e jashtëzakonshëm të këtij subjekti i cili pritet të mbahet së shpejti për shkarkimin apo jo te kryetarit Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me LDK-në lidhet fati i Kosovës dhe shtetform...


Xhafer Tahiri nga LDK duke komentuar temën për Kuvendin e jashtëzakonshëm të këtij subjekti i cili pritet të mbahet së shpejti për shkarkimin apo jo te kryetarit Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me LDK-në lidhet fati i Kosovës dhe shtetformimi i vendit, prandaj kur zhbahet LDK rrezikon me u zhba andrra jonë për shtet, liri dhe pavarësi.
Madje ai ka shtruar pyetjen; se nëse zgjedhjet mbahen pas dy muajsh, kush do ta marrë përgjegjësinë për rezultatin e partisë – a po mendoni që e merr ky grupi prej tre vetave a? Jo, secili thotë se s’jam vetë unë se nuk jam kryetari dhe pastaj ku mbetet fati i LDK-së.
Prandaj sipas tij çdo forcë e angazhim duhet të bëhet që të ruhet e të mbrohet LDK-ja.
Përderisa zërat se kreu i Prishtinës, Përparim Rama mund të jetë kandidat për kreun e partisë, ai i ka quajtur si normale, edhe pse nuk asgjë zyrtare apo nominim në Kuvend, por sipas tij, askush nuk kishte me dashtë kreun e partisë, nëse bëhet ky procedan se 1/3 e delegatëve kërkojnë shkarkimin e kryetarit për një rezultat zgjedhor që nuk iu pelqen.
“Kjo iniciativë që po vjen tash ka rrezik ta rrënojë edhe atë që është ndërtuar në zgjedhjet e fundit”, tha Tahiri duke shtuar se ndoshta pikërisht këtë po e don dikush që të shkatërrojë atë që u ndërtua me 7 qershor.
Ai madje ka theksuar se me 7 qershor sllogani i LDK-së ka qenë “Bashkohu” dhe me atë slogan secili prej neve kemi kërkuar vota dhe kemi dërguar mesazh se bashkimi i të djathtës po ndodh dhe se sipas tij nuk duhet harruar ai mesazh që është përçuar te elektorati dhe votuesi i LDK-së pët bashkimin e madh.
“Prandaj na duhet ta vazhdojmë rrugën e bashkimit të madh, sepse vetëm përmes bashkimit, LDK- fuqizohet e forcohet, por jo edhe të ndarjes dhe ndasive, që kanë për qëllim rehatimin e disa funksionarëve, por jo edhe realitetin e elektoratit të LDK-së”, deklaroi mes tjerash në fund Xhafer Tahiri.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
