Kallëzim penal ndaj 20-vjeçarit nga Tetova, policia i gjeti lëndë narkotike

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj R. Xh. (20) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Sipas policisë, ...

shtator 30, 2026 - 14:30
Kallëzim penal ndaj 20-vjeçarit nga Tetova, policia i gjeti lëndë narkotike

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj R. Xh. (20) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.

Sipas policisë, më 24 shtator, gjatë ndalimit të një automjeti të tipit „Volkswagen Golf 5“, i kallëzuari dyshohet se ka hedhur nga dritarja një sasi marihuane para se automjeti të ndalej.

Po atë ditë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu marihuanë.

Flaka

The post Kallëzim penal ndaj 20-vjeçarit nga Tetova, policia i gjeti lëndë narkotike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.