NJPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër një 45-vjeçari nga fshati Podgorcë, nën dyshimin për veprat penale „shkatërrim i pyjeve“ dhe „vjedhje“.
Sipas njoftimit policor, më 16 tetor 2026, gjatë një kontrolli në zonën malore mbi fshatin Podgorcë, policia dhe pjesëtarët e Policisë Pyjore e kanë kapur të dyshuarin duke prerë në mënyrë të paligjshme drurë ahu në një parcelë pyjore në pronësi shtetërore.
Dyshohet se drurët ishin prerë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm. 45-vjeçari është privuar nga liria, ndërsa drutë e prera i janë dorëzuar Policisë Pyjore.
Flaka
The post Kallëzim penal ndaj 45-vjeçarit nga Podgorca, dyshohet për prerje të paligjshme të pyjeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




