Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 61-vjeçari nga rrethina e Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“.
Sipas njoftimit të policisë, më 30 tetor 2026, para një objekti hotelierik në Tetovë, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person nga rrethina e Gostivarit, duke i shkaktuar lëndime.
Rasti është proceduar nga policia, ndërsa ndaj 61-vjeçarit është parashtruar kallëzim penal.
Flaka
The post Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit, dyshohet se sulmoi fizikisht një person në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




