Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit në Tetovë për përhapje të materialeve ksenofobike
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj H.O. (61) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. Sipas policisë, më 25 qershor 2026, i kallëzuari ka publ...
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj H.O. (61) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.
Sipas policisë, më 25 qershor 2026, i kallëzuari ka publikuar përmbajtje në një rrjet social, përmes së cilës dyshohet se është nxitur urrejtje, përçarje dhe jotolerancë.
Për rastin është ngritur kallëzim penal dhe procedura do të vijojë para autoriteteve kompetente.
Flaka
The post Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit në Tetovë për përhapje të materialeve ksenofobike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.