Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Shkup-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, është përfshirë në Listën e Parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Zëvendësministrja e Tra...

gusht 10, 2026 - 19:30
Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Shkup-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, është përfshirë në Listën e Parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore dhe forcimin e lidhjeve të vendit me rajonin dhe Evropën.

“Ky është një projekt me rëndësi strategjike për vendin dhe një investim i drejtpërdrejtë në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, forcimin e lidhjes së brendshme dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut me rrjetet rajonale dhe evropiane të transportit”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Ajo theksoi se Korridori 8 paraqet një arterie strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me rajonin dhe Evropën, ndërsa rikonstruksioni i linjës Shkup-Kërçovë pritet të mundësojë transport më efikas dhe infrastrukturë më moderne.

“Korridori 8 nuk është vetëm një linjë hekurudhore, është një arterie strategjike që e lidh vendin tonë me rajonin dhe Evropën”, theksoi Zekolli Shaqiri.

Sipas saj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë të investojë në projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e vendit.

The post Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8 appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.