Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8

Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8 Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, ka njoftuar se ka nisur realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8, të ci...

gusht 7, 2026 - 15:00
Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8

Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, ka njoftuar se ka nisur realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8, të cilin e cilësoi si një projekt strategjik që do ta pozicionojë Maqedoninë e Veriut si një nyje të rëndësishme transporti në Ballkan.

Sipas Zekolli-Shaqirit, në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë formalizuar marrëveshjet për grantin investues të Bashkimit Evropian përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si dhe marrëveshjet e financimit me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u formalizuan marrëveshjet për grantin investues të Bashkimit Evropian përmes WBIF, si dhe marrëveshjet e financimit me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke hapur rrugën për realizimin e fazës së tretë të linjës hekurudhore Kriva Pallankë – hyrja e tunelit ndërkufitar me Bullgarinë”, shkroi Zekolli-Shaqiri.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për vendin, i cili pritet të përmirësojë ndërlidhjen rajonale dhe evropiane.

“Ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për vendin, i cili do të forcojë lidhjen me rajonin dhe Evropën, do të mundësojë transport më të shpejtë dhe më efikas të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik”, theksoi zëvendësministrja.

Në fund, Zekolli-Shaqiri nënvizoi se institucionet mbeten të përkushtuara për zhvillimin e infrastrukturës moderne.

“Me përkushtim vazhdojmë të ndërtojmë infrastrukturë moderne që e çon vendin përpara”, përfundoi ajo.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.