“Kam pritë e përcjellë”, reagon Zemaj: S’mund ta ndryshoni identitetin e LDK-së me presion e kalkulime
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, një nga kundërshtarët e marrëveshjes së Abdixhikut për emrin e Bekim Sejdiut për president, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se ai mbetet sot e gjithmonë në LDK. Ai ka thënë ...


Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, një nga kundërshtarët e marrëveshjes së Abdixhikut për emrin e Bekim Sejdiut për president, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se ai mbetet sot e gjithmonë në LDK.
Ai ka thënë se rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit.
“Prandaj, kushdo që mendon se mund ta ndryshojë identitetin tonë me presion, kalkulime apo interesa të çastit, duhet ta dijë një gjë:
LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave. Ne vazhdojmë përpara, me krenari, me nder dhe me ndërgjegje të pastër. Pa u lëkundur. Pa u përkulur. Pa asnjë shibel”, ka shkruar Zemaj ndër të tjera.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.