Kamerat nisin “gjuetinë” nga nesër në 4 qytete, aktivizohet “Qyteti i Sigurt”!

Nga nesër, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të aktivizohet edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve, kamerat...

tetor 11, 2026 - 14:30
Kamerat nisin “gjuetinë” nga nesër në 4 qytete, aktivizohet “Qyteti i Sigurt”!

Nga nesër, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të aktivizohet edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve, kamerat do të fillojnë të funksionojnë në rrugët e rajonit që mbulohet nga SPB-ja e Ohrit.

Sipas MPB-së, sistemi synon të identifikojë shkeljet rrugore, të rrisë disiplinën e shoferëve dhe të përmirësojë sigurinë në trafik.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi gjatë vozitjes.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.