Kandidati i dakorduar për President: Dy partitë u pajtuan për mua, motivi im është të vihem në shërbim të Kosovës

Bekim Sejdiu është përzgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për President të vendit. Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abd...

gusht 31, 2026 - 16:00
Kandidati i dakorduar për President: Dy partitë u pajtuan për mua, motivi im është të vihem në shërbim të Kosovës

Bekim Sejdiu është përzgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për President të vendit.

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dolën në një konferencë për media së bashku me kandidatin për President.

“Dy partitë kanë arritur një pajtueshmëri për emrin tim si kandidat presidencial. Kjo gjithsesi më bën të ndjehem i nderuar”, tha ai, ndërsa i falënderoi dy liderët”, tha Sejdiu.

Ai tha se nuk mund të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, ndërsa shtoi se “procesi politik zhvillohet nga subjektet politike, ndërsa procedura kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës dihet”.

Sejdiu tha se motivi i tij i parë ka qenë që të vihet “në shërbim të Republikës së Kosovës”.

Ai tha se shpreson dhe beson që Kosova “do të gjejë rrugë për të ecur përpara, për t’u përballur me sfidat e mëdha që na presin”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.