Kanosje ndaj personave zyrtarë në Dibër, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit | AUDIO

DËGJO LAJMIN NJPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër një 52-vjeçari nga Dibra, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2026, kur i dyshuari dysho...

Nëntor 6, 2026 - 02:00
Kanosje ndaj personave zyrtarë në Dibër, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit | AUDIO

DËGJO LAJMIN

NJPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër një 52-vjeçari nga Dibra, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2026, kur i dyshuari dyshohet se ka kanosur dhe frikësuar persona zyrtarë të Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirë Banesore dhe Afariste, në përpjekje për t’i penguar gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Sipas policisë, 52-vjeçari i ka ndjekur me automjetin e tij, ua ka zënë pritën dhe ua ka ndaluar automjetin zyrtar. Po ashtu, me sjellje agresive dhe thirrje të pahijshme, dyshohet se ka tentuar t’ua marrë telefonin zyrtar.

Personat zyrtarë po vepronin për parandalimin e uzurpimit të një objekti afarist në pronësi shtetërore, të cilin dyshohet se e kishte uzurpuar 52-vjeçari. Gazeta Flaka

The post Kanosje ndaj personave zyrtarë në Dibër, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit | AUDIO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.