Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

Dy persona kanë shkaktuar trazira në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke shqetësuar mysafirët dhe dëmtuar inventarin. Sipas denoncimit në polici, njëri prej tyre ka hedhur një telefon celular drejt një gruaje, por pa e goditu...

shtator 28, 2026 - 15:00
Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

Dy persona kanë shkaktuar trazira në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke shqetësuar mysafirët dhe dëmtuar inventarin.
Sipas denoncimit në polici, njëri prej tyre ka hedhur një telefon celular drejt një gruaje, por pa e goditur.
Dy personat dyshohet se kanë dëmtuar edhe një pjesë të inventarit dhe kanë aktivizuar aparatet kundër zjarrit. Si pasojë, disa mysafirë dhe punonjës kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.
SPB Shkup njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.