Kapen 3 polakët e arratisur që hynë me katërçikleta në depot ushtarake dhe ikën

Policia ka arrestuar edhe tre shtetasit polakë që ishin arratisur pasi, së bashku me katër bashkatdhetarë të tyre, kishin hyrë pa autorizim në depot ushtarake “Erebino”. Bëhet fjalë për K.V. (49), O.A.B. (56) dhe S.K.Z. (55), të cilët u lok...

shtator 30, 2026 - 14:30
Kapen 3 polakët e arratisur që hynë me katërçikleta në depot ushtarake dhe ikën

Policia ka arrestuar edhe tre shtetasit polakë që ishin arratisur pasi, së bashku me katër bashkatdhetarë të tyre, kishin hyrë pa autorizim në depot ushtarake “Erebino”.

Bëhet fjalë për K.V. (49), O.A.B. (56) dhe S.K.Z. (55), të cilët u lokalizuan dhe u arrestuan dje rreth orës 13:00 nga policia e Kodrës së Diellit.

Sipas policisë, grupi prej shtatë personash kishte hyrë me katërçikleta në objektin ushtarak, pasi kishte kaluar portën. Katër prej tyre u ndaluan nga ushtarët që ndodheshin në roje, ndërsa tre të tjerët arritën të largoheshin.

Pas arrestimit të tre të fundit, të shtatë shtetasit polakë do të përballen me procedurë për veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake”, sipas nenit 350, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse, njoftoi policia.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.