Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia e diplomimit është mbajtur më 17 shtator në Quanti...

shtator 19, 2026 - 20:00
Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia e diplomimit është mbajtur më 17 shtator në Quantico të Virxhinias, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të institucioneve të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, në këtë sesion kanë marrë pjesë gjithsej 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe 29 vende të tjera.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.