Kartat e identitetit dhe patentat bëhen digjitale: Nis aplikacioni i ri
Ministria e Transformimit Digjital po zhvillon një aplikacion inovativ për qytetarët, që do të mundësojë përdorimin e kartës së identitetit dhe patentës së shoferit në formë digjitale, njoftoi ministri Stefan The post Kartat e identitetit dhe patentat bëhen digjitale: Nis aplikacioni i ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministria e Transformimit Digjital po zhvillon një aplikacion inovativ për qytetarët, që do të mundësojë përdorimin e kartës së identitetit dhe patentës së shoferit në formë digjitale, njoftoi ministri Stefan Andonovski në një intervistë për “360 Stepeni”.
Ky “portofol digjital” do të funksionojë si një version elektronik i dokumenteve personale, i ngjashëm me platforma të njohura si “Google Wallet” apo “Apple Wallet”. Përmes aplikacionit, qytetarët do të kenë mundësi t’i tregojnë dokumentet e tyre për identifikim në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.
Në fazën e dytë të projektit pritet të integrohen edhe funksione të nënshkrimit elektronik dhe verifikimit biometrik, duke rritur sigurinë dhe lehtësinë e përdorimit të shërbimeve digjitale.
Ministri Andonovski tha se projekti është financuar me një grant mbi një milion euro nga programi “Evropa Digjitale” dhe zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital të Ukrainës. Fillimi i zbatimit ishte planifikuar për janar 2025, por për shkak të procedurave në Bashkimin Evropian, pritet të nisë në qershor 2025.
Ky aplikacion pritet të sjellë një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve shtetërore dhe përmirësimit të aksesit të qytetarëve në dokumentet e tyre personale.
The post Kartat e identitetit dhe patentat bëhen digjitale: Nis aplikacioni i ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
