Kasami: 109 vendime të reja pune për Spitalin e Tetovës, paralajmërohet edhe rikonstruksioni i plotë

Në Spitalin e Tetovës janë ndarë 109 vendime të reja pune për profesionistë shëndetësorë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të institucionit dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut. Lajmin ...

gusht 25, 2026 - 18:00
Kasami: 109 vendime të reja pune për Spitalin e Tetovës, paralajmërohet edhe rikonstruksioni i plotë

Në Spitalin e Tetovës janë ndarë 109 vendime të reja pune për profesionistë shëndetësorë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të institucionit dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ka përgëzuar punonjësit shëndetësorë që sot kanë marrë vendimet për punësim, duke u uruar sukses në punën e tyre.

“Investimi në njerëz dhe në shëndetësi është investim në të ardhmen e qytetit tonë”, ka theksuar Kasami, duke shtuar se do të vazhdojnë përpjekjet që Spitali i Tetovës të ketë kuadrin, kushtet dhe kapacitetet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.

Kasami paralajmëroi gjithashtu se së shpejti pritet të nisë edhe rikonstruksioni i plotë i Spitalit të Tetovës.

Sipas tij, forcimi i stafit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore janë pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Tetovës dhe të Pollogut.

The post Kasami: 109 vendime të reja pune për Spitalin e Tetovës, paralajmërohet edhe rikonstruksioni i plotë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.