Kasami: Hap pas hapi drejt një stadiumi modern në Tetovë!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë pamje të reja nga punimet në stadiumin e qytetit, ku vërehen avancime të dukshme në realizimin e projektit. “Hap pas hapi, drejt një stadiumi modern”, ka shkruar Kasami në rrjetet socia...

tetor 13, 2026 - 15:30
Kasami: Hap pas hapi drejt një stadiumi modern në Tetovë!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë pamje të reja nga punimet në stadiumin e qytetit, ku vërehen avancime të dukshme në realizimin e projektit.

“Hap pas hapi, drejt një stadiumi modern”, ka shkruar Kasami në rrjetet sociale, duke përcjellë ecurinë e punimeve dhe zhvillimet në terren.

Fotografitë e publikuara tregojnë progresin e deritanishëm në stadium, i cili synon të marrë një pamje më moderne dhe të ofrojë kushte më të mira për futbollistët dhe tifozët.

Rikonstruktimi i stadiumit paraqet një projekt të rëndësishëm për sportin në Tetovë, qytet me traditë të madhe futbollistike dhe me interes të veçantë për klubin Shkëndija dhe mbështetësit e tij.

Punimet pritet të vazhdojnë në fazat e ardhshme, me synimin që stadiumi të shndërrohet në një hapësirë sportive më moderne për qytetin.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.