Kasami i hap derën Selës, por LSH e mbyll: “Nuk tregtojmë të drejtat e shqiptarëve për pushtet”

Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka lënë të hapur mundësinë që Zijadin Sela dhe Lidhja Shqiptare të bëhen pjesë e qeverisë, por jo e koalicionit VLEN. Kasami tha se qeveria mund të zgjerohet dhe se bisedimet janë të hapura me të gjithë at...

shtator 6, 2026 - 23:00
Kasami i hap derën Selës, por LSH e mbyll: “Nuk tregtojmë të drejtat e shqiptarëve për pushtet”

Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka lënë të hapur mundësinë që Zijadin Sela dhe Lidhja Shqiptare të bëhen pjesë e qeverisë, por jo e koalicionit VLEN.

Kasami tha se qeveria mund të zgjerohet dhe se bisedimet janë të hapura me të gjithë ata që pranojnë programin qeveritar.

Por përgjigjja nga Lidhja Shqiptare ishte e menjëhershme dhe e prerë. Nga partia e Selës deklaruan se nuk e shohin veten pjesë të një pushteti që, sipas tyre, “tregton të drejtat e shqiptarëve në shkëmbim të pushtetit”.

Debati për një afrim të mundshëm të Selës me qeverinë u rikthye pas takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.