Kasami mbron Qamilin: “Nuk besoj se ka kërcënuar gazetarët”
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë në mbrojtje të zëvendësit të tij, Albi Qamili, duke mohuar se ai mund të ketë ofenduar apo kërcënuar gazetarë. Duke folur për rastin e raportuar, Kasami tha se, bazuar në njohjen e tij m...
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë në mbrojtje të zëvendësit të tij, Albi Qamili, duke mohuar se ai mund të ketë ofenduar apo kërcënuar gazetarë.
Duke folur për rastin e raportuar, Kasami tha se, bazuar në njohjen e tij me karakterin dhe të kaluarën e Qamilit, nuk beson se një kërcënim i tillë ka ndodhur, të paktën në raport me gazetarët.
“Duke njohur shumë mirë Albin, nuk besoj se mund të ketë pasur ndonjë kërcënim të tillë, së paku ndaj gazetarëve”, deklaroi Kasami.
Ai ngriti gjithashtu dyshime për mënyrën se si është paraqitur ngjarja, duke lënë të kuptohet se situata mund të jetë dramatizuar për të tërhequr më shumë vëmendje dhe shikueshmëri.
Kasami tha se qëndron fuqishëm pas Qamilit, duke iu referuar njohjes së tij personale me zëvendësin.
“Unë qëndroj fuqishëm pas Albit, duke njohur karakterin e tij, duke njohur background-in e tij. Do të kisha thënë, më parë unë mund të dal nga kontrolla, të shaj dikë, sesa Albi”, u shpreh Kasami.
Në fund, kryetari i Tetovës ishte i prerë në qëndrimin e tij për rastin:
“Nuk besoj se ka ndodhur.”
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.