Kasami me mesazh të prerë për Jahijin: Bërvenica është e të gjithë qytetarëve!
Kasami me mesazh të prerë për Jahijin: Bërvenica është e të gjithë qytetarëve! Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Arkin Jahijin për zgjedhjen kryetar të Komunës së Bërvenicës, duke i kërkuar të punoj...
Kasami me mesazh të prerë për Jahijin: Bërvenica është e të gjithë qytetarëve!
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Arkin Jahijin për zgjedhjen kryetar të Komunës së Bërvenicës, duke i kërkuar të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, fetare apo etnike.
Kasami theksoi se Jahiji duhet t’u qëndrojë premtimeve të dhëna gjatë fushatës, ndërsa porositi se vullneti i qytetarëve duhet respektuar.
Ai gjithashtu garantoi se koalicioni qeverisës do ta mbështesë Bërvenicën për projektet dhe nevojat që janë në kompetencë të Qeverisë.
“Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, përfundoi Kasami.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.