Kasami në përvjetorin e mandatit të Melës: Dibra po ndryshon, Fisniku model i udhëheqjes që sjell VLEN-i
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, në njëvjetorin e marrjes së mandatit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kasami ka bërë të ditur se bashkë me funksionarë të VLEN...
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, në njëvjetorin e marrjes së mandatit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kasami ka bërë të ditur se bashkë me funksionarë të VLEN-it, aktivistë dhe bashkëmendimtarë, ka marrë pjesë në prezantimin e punës njëvjeçare të Melës.
Ai ka theksuar se gjatë 12 muajve të fundit në Dibër është punuar më shumë sesa në disa vite paraprake, duke e cilësuar këtë si dëshmi të qasjes qeverisëse të VLEN-it.
“Ky është vizioni ynë për komunat. Më shumë punë, më shumë projekte, më shumë decentralizim”, ka shkruar Kasami.
Ai ka siguruar se përkrahja e Qeverisë për Dibrën dhe komunat e tjera do të vazhdojë, ndërsa Fisnik Melën e ka cilësuar si shembull të udhëheqësve punëtorë dhe të ndershëm që VLEN-i synon të sjellë në jetën politike.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.