Kasami nga Bogovina: Investimet dhe projektet do ta transformojnë komunën!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, ka qëndruar në Bogovinë, ku është takuar me Feti Abazin për të diskutuar projektet aktuale dhe investimet e ardhshme në komunë. Në takim morën pjesë edhe ministra, zëvendë...

Nëntor 5, 2026 - 18:01
Kasami nga Bogovina: Investimet dhe projektet do ta transformojnë komunën!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, ka qëndruar në Bogovinë, ku është takuar me Feti Abazin për të diskutuar projektet aktuale dhe investimet e ardhshme në komunë.

Në takim morën pjesë edhe ministra, zëvendësministra dhe deputetë, ndërsa theksi u vendos te përshpejtimi i projekteve dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Bogovina po ndryshon. Po merr pamjen e një komune të VLEN-it: punë, projekte dhe investime. Kjo na karakterizon neve dhe kështu do të vazhdojmë”, deklaroi Kasami përmes rrjeteve sociale.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.