Kasami vesh çizmet për të pastruar lumin Shkumbin (FOTO)
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, të realizuar së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi dhe punëtorët e ndërmarrjes. Sipas Kasamit, gjatë aksionit janë larguar mbe...
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, të realizuar së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi dhe punëtorët e ndërmarrjes.
Sipas Kasamit, gjatë aksionit janë larguar mbeturinat e grumbulluara përgjatë lumit.
“Gjatë aksionit u larguan mbeturinat e grumbulluara përgjatë lumit. Kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Kasami.
Ai u ka bërë apel qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike dhe në shtratin e lumit.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.