Katër persona privohen nga liria në Shkup, iu gjetën lëndë të dyshuara

Në periudhën 26-27 shtator 2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria katër persona, të dyshuar për posedim të lëndëve të ndaluara. Bëhet fjalë për I.B. (40) dhe një 17-vjeçar, të dy n...

shtator 27, 2026 - 14:00
Katër persona privohen nga liria në Shkup, iu gjetën lëndë të dyshuara

Në periudhën 26-27 shtator 2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria katër persona, të dyshuar për posedim të lëndëve të ndaluara.

Bëhet fjalë për I.B. (40) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Shkupi, si dhe Sh.K. (23) nga Haraçina dhe N.H. (32) nga Velesi.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhurore të bardhë.

Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Flaka

The post Katër persona privohen nga liria në Shkup, iu gjetën lëndë të dyshuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.