Kazino në Kërçovë manipuloi njehsorin e rrymës, duhet të paguajë mbi 27 mijë euro

Njësia e specializuar e Elektrodistribucionit ka zbuluar vjedhje të energjisë elektrike në një kazino në rrugën magjistrale në Kërçovë. Gjatë kontrollit është konstatuar se në dy njehsorë ishte instaluar një pajisje për manipulimin e frekue...

Nëntor 11, 2026 - 11:01
Kazino në Kërçovë manipuloi njehsorin e rrymës, duhet të paguajë mbi 27 mijë euro

Njësia e specializuar e Elektrodistribucionit ka zbuluar vjedhje të energjisë elektrike në një kazino në rrugën magjistrale në Kërçovë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në dy njehsorë ishte instaluar një pajisje për manipulimin e frekuencave, e cila mundësonte regjistrimin e pjesshëm ose të plotë të konsumit real të energjisë.

Sipas Elektrodistribucionit, pajisja ishte siguruar në tregun e zi. Për rastin është njoftuar MPB-ja, ndërsa kazinosë i janë lëshuar dy fatura për kompensimin e dëmit, në vlerë totale prej 2.722.798 denarësh (rreth 44.300 euro).


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.