Këmbësori 50-vjeçar goditet nga një Mercedes në Shkup, pëson lëndime të rënda
Një këmbësor 50-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në bulevardin „Nikolla Karev“ në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 20:40. Automjeti i markës „Me...
Një këmbësor 50-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në bulevardin „Nikolla Karev“ në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 20:40. Automjeti i markës „Mercedes“, me targa të Shkupit, drejtohej nga një 72-vjeçar nga kryeqyteti.
Këmbësori i lënduar është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nëna Terezë“, ku i janë konstatuar lëndimet e rënda trupore.
Ekipi i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Flaka
The post Këmbësori 50-vjeçar goditet nga një Mercedes në Shkup, pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.