Këmbësori 57-vjeçar goditet nga vetura në Shkup, pëson lëndime të rënda

Një këmbësor 57-vjeçar është lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë në Shkup. Sipas njoftimit të SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 11:00, në një rrugë shërbyese që lidh hapësirën e parkimit me rrugën „Shën ...

Nëntor 4, 2026 - 16:00
Këmbësori 57-vjeçar goditet nga vetura në Shkup, pëson lëndime të rënda

Një këmbësor 57-vjeçar është lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë në Shkup.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 11:00, në një rrugë shërbyese që lidh hapësirën e parkimit me rrugën „Shën Kirili dhe Metodi“.

Një 48-vjeçar nga Shkupi, duke drejtuar një automjet të tipit „Volkswagen Caddy“, me targa të Shkupit, ka goditur këmbësorin 57-vjeçar. Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin „Sh. Naum Ohridski“.

Ekipi i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

Flaka

The post Këmbësori 57-vjeçar goditet nga vetura në Shkup, pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.