“Kemi shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë së Justina Pulës

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të ...

tetor 7, 2026 - 21:30
“Kemi shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë së Justina Pulës

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të muajit tetor

Kurti ka thënë se tash fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.

“Tash kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Dhe posa u përshëndetëm sot përsëri, kemi presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetor 2026”, tha ai para gazetarëve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.